1

Hapi i Parë

Na telefono dhe fito një inspektim nga një antar i stafit profesional krejtsisht pa pagesë.

2

Hapi i Dytë

Identifikimi i dëmtuesve si: Insektet, Brejësit, Zvarranikët etj nga stafi ynë në shtëpinë apo biznesin tuaj.

3

Hapi i Tretë

Intervenimi me preparate tërsisht ekolologjike, paisje moderne, metoda të avancuara dhe të certifikuara me ISO standarte.

Pse duhet të na zgjedhni ne ?

Stafi Profesional

Stafi ynë është i trajnuar për aplikimin e shërbimeve në mënyr profesionale dhe janë shumë të kujdesshëm ndaj klientëve të tyre.

Licencuar për aplikimin e shërbimeve

Kompnia jonë është e licencuar për aplikimin e shërbimve si Dezinfektim, Dezinsektim , Deratizim, Repelim si dhe mbrojtje nga shpendët.

Çmimet më të favorshme në treg

Ne jemi përkujdesur në ofrimin e shërbimeve me cilësi sa më të lartë, si dhe me çmime më të favorshme në treg.

Historiku jonë

Preventiva është biznes që u shërben qytetarëve që nga viti 2010 e deri më sot. Kompania jonë është themeluar në synim e qartë të ofrimit të shërbimeve cilësore në luftën kundër: Insekteve, Brejtësve, Zvarranikëve dhe Shpendëve. Suksesi në punën tonë si dhe vlersimet pozitive nga klientët tanë na kanë motivuar çë fuqishëm të vazhdojmë tutje.

JU FALEMINDERIT!

Shërbimi: Dezinfektim, Dezinsektim, DeratizimPlus mbrojtje nga zvarranikët dhe shpendët

Insektet

Pse duhet eleminuar insektet ? Insektet marrin mikrobe patogjene në këmbët e tyre dhe aparatin e gojës (proboscidin) dhe pjesët e tjera të trupit kur ato ushqehen në lëngun organik, ose kur ato lëshojnë vezët në materialet e dekompozuara. Pastaj ato i mbartin këto mikrobe në ushqimet ku ato qëndrojnë. Disa mikroorganizma patogjene që janë thithur nëpërmjet ushqimit mund të mbijetojnë në aparatin tretës të insektit për disa ditë. Insektet mund të derdhin lëngje të kontaminuara në ushqime për të tretur ushqimet e forta si p.sh. kokrrizat e sheqerit. Së fundi, jashtëqitjet e tyre që përmbajnë mikrobe mund t i depozitojnë në enët e kuzhinës dhe ushqimet që hamë.

Brejtësit

Pse duhet eleminuar brejtësit ? Gjatë lëvizjes natën, ata lëshojnë vazhdimisht feçe, urinë dhe pjesë të gëzofit të tyre, të cilat mund të vijnë në kontakt me ushqimet e njerëzve, enët e kuzhinës, si edhe me mbulesat e tyre. Llojet e sëmundjeve që mbarten dhe transmetohen nga brejtësit tek njeriu me transmetim direkt, me kontakt fizik të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet kontaminimit të ushqimeve dhe ujit të pijshëm nga brejtësit si: Sindroma hantavirale pulmonare (HPS), Ethe hemorragjike me sindrom renal (HFRS), Ethja Lassa, Leptospiroza, Koriomeningiti Limfocitik (LCM), Ethja Omsk, Murtaja, Ethja e kafshimit të ratuseve, Salmoneloza, Tularemia etj.

Zvarranikët

Pse duhet larguar zvarranikët ? Zvarranikët si p.sh. Gjarpri është zvarranik me prejardhje nga kafshë të ngjashëm me hardhuca. Paraardhësve të tyre mendohet se t'iu ketë zgjatur trupi shumë dhe pastaj t'iu kenë gërryer këmbët nëpër tokë. Deri më ditët e sotme janë të njohur rreth 3000 lloje gjarpërinjsh. Me përjashtim të polit të veriut, polit të jugut dhe vendeve subpolare gjarpërinjtë hasen në secilin vend të botës. Nëse e kafshon njeriun, vdekja është e paevitueshme – në qoftë se nuk i nënshtrohet mbrojtjes me serumin kundër kafshimit të gjarprit SAV (Serumi Anti Viperinum).

Viruset

Pse duhet dezinfektuar ? Viruset, transmetohen nga njeriu tek njeriu me spërkla gjatë teshtimave, kollitjes apo gjatë bisedimit. Në disa raste, një individ mund të infektohet duke prekur objekte të ndotura me virusin e gripit dhe më pas ai i kalon në gojën apo në hundën e tij me duart e infektuara. Dezinfektimi i referohet përdorimit të kimikateve për të vrarë viruset në sipërfaqe. Ky proces pastron sipërfaqet dhe largon viruset, duke vrarë viruset në një sipërfaqe pas dezinfektimit, mund të ulë më tej rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Klientët tanë Disa nga bizneset e njohura të cilat bashkpunojn me ne

Vlersimi i klientëveVlersimi i disa klientëve tanë

Na Kontaktopërshkruaj me fjalë të shkurta

Smiling Two Girls